Një person ka përfunduar në pranga të policisë në Gjilan pasi i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilëve iu desh edhe tretmani mjekësor.
Po ashtu i dyshuari sipas raportit 24 orësh thuhet të ketë dëmtuar edhe veturën e policisë. Pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë po ashtu në Gjilan është arrestuar një person për vrasje në tentativë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.