Komesarja Evropiane për Zgjerim Marta Kos shpreson se gjërat do nisin të lëvizin në procesin e dialogut pas mbajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Duke folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komesarja Kos pranoi se në angazhimet e Brukselit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do ketë ndikim edhe qasja e administratës së re në Uashington.
“Pra në Kosovë do ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve. Por shpresoj që së shpejti pas zgjedhjeve do të mund të lëvizim përpara. Sepse ne nuk mund të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor nëse nuk diskutojmë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës apo nëse nuk diskutojmë ndaras se çfarë po bën Kosova apo dhe çfarë po bën Serbia. Të gjithë presim datën 20 janar dhe çfarë vendimesh do të marrë në ditën e parë Presidenti amerikan sepse kjo do ndikojë edhe në punën tonë”, tha ajo.
Komesarja Kos është shprehur e bindur se në këtë mandat të Komisionit Evropian, së paku një shtet do anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Në këtë rrafsh ajo përmendi Malin e Zi dhe Shqipërinë si dy shtete liderëve në procesin e negociatave të anëtarësimit.
Marta Kos porositin gjithashtu e asnjë shtet i cili nuk është qind për qind i përshtatur me politikën e jashtme të BE-së nuk mund të anëtarësohet në bllokun evropian dhe konfirmoi se ky parim do zbatohet edhe në rastin e Serbisë.