Kjo sipas tij, është shpërblim për shërbimin e tyre ndaj shtetit e qytetarëve.

“Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve”, thotë Hamza përmes një video mesazhi të publikuar në rrjete sociale.

Kandidati i PDK-së ka thënë se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro derisa ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të Zotimit të Dytë të tij.

Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.