Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” i ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të papaguara, që në afat sa më të shkurtër t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.
Po ashtu, në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te përmbaruesi privat.
“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejtë”, thuhet njoftimin e kësaj kompanie.
KRU Prishtina thotë se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale.