Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe koalicioni Demokracia në Veprim kanë lansuar platformën e re digjitale Smartvote Kosova.
Sipas tyre, aty ka një pyetësor online prej 26 pyetjesh i cili thuhet se do t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë se me cilën apo cilat parti politike i ka qëndrimet më të përafërta.
“Qëndrimet lidhen me një gamë të gjerë të çështjeve nga fusha e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë, etikës shoqërore, mjedisit apo politikave sociale”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Sipas krijuesve të kësaj platformë online, qëllimi kryesor është që në prag të zgjedhjeve të promovohet dhe kultivohet një diskurs i shëndoshë shoqëror, që bazohet në ofertat programore të subjekteve politike në garë dhe në prioritetet e qytetarëve.