By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut
September 19, 2025
Ylli i së majtës amerikane dëshiron të bëhet president i SHBA-së pas Trumpit
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!
Opinion

Fushatë e shfrenuar dhe e zhurmshme!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/16 at 1:58 PM
Kosova Times Published January 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Java e parë e fushatës zgjedhore e nxori në shesh hipokrizinë e partive politike dhe urrejtjen e skajshme të liderëve partiakë ndaj njëri-tjetrit! Premtimet megalomane të liderëve partiakë u ngjajnë përrallave të gjyshërve para se t’i vënë në gjumë nipat dhe mbesat e tyre!

Vazhdon avazi i premtimeve boshe të politikanëve

Premtimet e liderëve partiak ndaj qytetarëve, përveçse të parealizueshme janë qesharake dhe të pavërteta, të mbështjella me propagandë dhe hipokrizi, të cilat janë aq të parealizueshme dhe të pabesueshme sa që paraqesin mjerimin e kohës në të cilën po jetojmë si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi.

Janë të njëjtat parti dhe pothuajse të njëjtët liderë partiakë, ish ministra dhe deputet, janë të njëjtë politikan, ish drejtor të bordeve dhe agjensioneve, ish drejtues dhe sekretar permanent të institucioneve publike që po e mashtrojnë popullin e (vet)mashtruar për dekada rresht.

I quajta të vetmashtruar për faktin, se një herë të mashtron çdo kush, por, hareve tjera fajet i ka i mashtruari e jo mashtruesi!

Po vazhdon avazi i vjetër i premtimeve të qytetarëve me kinse ndërtimin e një infrastrukture të re, ndërtimin e çerdheve e shkollave, ndërtimin e rrugëve nëpër lagje, rrugë magjistrale e autostrada me standarde të larta ndërkombëtare!

Po ashtu po vazhdon avazi i premtimit të rritjes së pagave në sektorin publik, të rritjes së pensioneve kontributdhënëse dhe atyre invalidore, përshirë rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës çlirimtare!

Por, për habi, deri më tani asnjëri liderë partiakë nuk foli për nivelin e pagave në sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë!

Zanati i politikës menjëherë pas “zanatit” më të vjetër…

Pasurimi i shpejtë i politikanëve është kthyer në lakmi qytetare për t’u inkuadruar në politikë! Hyrja në politikë tani është bërë më joshëse se asnjëherë për të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallim profesioni, pasi motivi kryesor është fitimi i madh dhe i shpejtë pa djersën e ballit!

Dëshira për ta rritur standardin jetësorë dhe shtuar kapitalin ekonomik familjarë dhe biznesorë, i ka shtyrë shumë profesionist të shkëlqyer që ta braktisin profesionin e tyre fisnik dhe t’i mvishen poli(e)tikës.

Kjo po dëshmohet edhe në këto zgjedhje, ku figura të artit dhe kulturës, yje të artit dhe të estradës muzikore, figura të shoqërisë civile dhe mjek të profesioneve të ndryshme, gazetarë dhe analist, e madje edhe biznesmen të suksesshëm kanë hyrë nëpër listat e partive politike si kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kanë hyrë pasi zanati i politikes ua ka vërbuar sytë, sepse është bërë më tërheqës dhe më fitimprurës sesa profesionet misionare në shërbim të popullit dhe qytetarëve!

Deri në këtë situatë e kanë sjellë popullin kjo klasë politike e papërgjegjshme, të cilët e kanë thyer çdo perspektivë për të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme të shoqërisë sonë, të cilët kanë hyrë nëpër listat e partive politike për të përfituar materialisht me ëndrrën për të ndërtuar karrierë të suksesshme politike dhe famë karshi opinionit publik.

Java e parë e fushatës zgjedhore karakterizohet me shfrenim total të liderëve partiakë dhe me tubime të zhurmshme, që më së paku u ngjanë tubimeve elektorale. Liderët partiakë janë mes frikës së humbjes së pushtetit dhe dëshirës për ta rimarrë atë!

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Quincy Hall fiton medaljen e artë në 400 metra në një fund dramatik

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
ECDC rekomandon vaksinimin kundër sëmundjes ‘Lija e majmunit’
GLPS: Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, 688 ditë
Parcelimi, hapi i parë drejt funksionalizimit të Parkut të Biznesit
FMN-ja pas misionit në Kosovë: Punë të mira po bëhen, KEK-u po bëhet me filtra kundër ndotjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?