Ai nga palestra “Ilaz Kodra” para simpatizantëve të kësaj partie ka specifikuar projektet që priten

“Do të investojmë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore, në hekurudha, në infrastrukturën rrugore, energji dhe furnizim me ujë. Poashtu përqendrohemi në kthimin e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së”, ka premtuar Hamza.

Hamza ka thënë se Drenica i ka kontribuar vendit gjithmonë dhe prej aty, ka thënë se programi i PDK-së mbështetet në përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

“Nga takimet me qytetarët kam mësuar se çfarë duhet të ofroj programi im, cilat janë zgjidhjet që kërkoni dhe se si duhet të jetë Kosova. Por mbi të gjitha kam kuptuar që Kosova mund të bëhet shteti që ju dëshironi, që Kosova mundet më mirë. Prandaj edhe programi im është përqendruar në masat që duhet të merren për të përmirësuar jetën tuaj”, ka thënë ai.

“Punët që i ka nisur Hashim Thaçi, si kryeministri më i suksesshëm në histori të Kosovës, do t’i vazhdojë me dinjitet Bedri Hamza, duke i dhënë një hov të ri të zhvillimit Kosovës”, ka thënë në anën tjetër kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.