Koalicioni AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal në tubimin zgjedhor të mbajtur sonte në Rahovec ka prezantuar 4 kandidatët për deputet nga kjo komunë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve të koalicionit që drejton, tha se siguria do të jetë prioritet në qeverisjen e pas 9 shkurtit.
“Zgjidhja për sigurinë e plotë e të përjetshme deri sot, kontrata ma e fuqishme e sigurisë është NATO. Ne duhet të hyjmë në NATO dhe jam i gëzuar që mundem me ju thanë se së shpejti do ta kemi lajmin e mirë për Kosovën në NATO”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se janë bashkuar për të mirën e e Kosovës.
Para simpatizantëve të koalicionit të tyre, Haradinaj e Limaj, thanë se do të fuqizojnë ekonominë e vendit, do të ofrojnë siguri në punë, do ti bëjnë partner të qeverisjes së tyre bizneset dhe do të zgjidhin furnizimin me energji elektrike.