Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, njofton Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH.