“Sapo mbërrita në Kiev për një vizitë pune me kolegë nga Evropa Juglindore, në një qytet që është bërë një simbol i fuqishëm i qëndresës, guximit dhe shpirtit të pamposhtur të një kombi që lufton për lirinë e tij”, ka shkruar ministri në Facebook.

Hasani ka nënvizuar se gjatë vizitës në Kiev do të përcjellë admirimin e thellë për forcën dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit ukrainas në përkushtimin e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme politike, diplomatike dhe humanitare për Ukrainën, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar të japim kontributin tonë në këtë mision jetik”, ka thënë Hasani.