By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuesja rrëzon Berishën për shfuqizimin e masës `arrest shtëpie`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kushtetuesja rrëzon Berishën për shfuqizimin e masës `arrest shtëpie`
Rajon / Botë

Kushtetuesja rrëzon Berishën për shfuqizimin e masës `arrest shtëpie`

Kosova Times
Last updated: 2025/01/17 at 9:16 PM
Kosova Times Published January 17, 2025
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e disa vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme dhe të Gjykatës së Lartë, që lidhen me masat e sigurimit personal “arrest shtëpie” dhe procedurat e ndjekjes ndaj tij. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe argumenteve të palëve, Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se kërkesa e Berishës nuk është e bazuar.

Berisha kishte pretenduar se procesi i autorizimit të arrestit shtëpiak nga Kuvendi nuk ishte i drejtë, por Gjykata e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar. Po, ashtu, Gjykata ka theksuar se procesi gjyqësor ka respektuar të drejtat e mbrojtjes dhe paanshmërinë. Ajo ka konkluduar se masa e “arrestit në shtëpi” është e nevojshme dhe proporcionale për të siguruar zhvillimin e procedurës ligjore.

“Gjykata vlerësoi se: 1.Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar 2. Në lidhje me pretendimet për cenim të lirisë personale, të lidhur me te drejtën për t’u zgjedhur, Gjykata i vlerësoi ato në dy aspekte: në aspektin procedural dhe aspektin substancial. Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë”, thuhet në vendim.

Përfundimisht, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

“Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sali Berisha ankimoi vendimin e SPAK në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi të shpallej antikushtetuese masa ndaj tij për “arrestin shtëpiak”. Berisha qëndroi në “arrest shtëpie” për rreth një vit, lidhur me hetimet ndaj tij për dosjen e ish-kompleksit Partizani. Në 27 nëntor 2024, GJKKO vendosi zëvendësimin e masës “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës.

You Might Also Like

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

TAGGED: #Arrest shtëpie, #Gjykata Kushtetuese, #Sali Berisha
Kosova Times January 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talibanët morën pushtetin

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
NATO hasi në mungesë prej qindra mijëra ushtarësh ne rast lufte me Rusinë
Prezantuesja e motit të TV Pink fyhet nga komentuesit pasi tha Prishtina e Kosovës
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Osmani takoi Presidentin Macron: Diskutuan mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?