Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsiuse.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.