By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën
February 7, 2026
Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101
February 7, 2026
Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar
February 7, 2026
Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi
February 7, 2026
Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Paris Grand Slam
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza takon profesionistët shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hamza takon profesionistët shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi
Lajme

Hamza takon profesionistët shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi

Kosova Times
Last updated: 2025/01/19 at 7:43 PM
Kosova Times Published January 19, 2025
Share
SHARE

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim masiv me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.

Hamza ka premtuar 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi brenda një mandati qeverisës.

“As që e kam dilemë a e meritoni, as që e kam dilemë a bëhet kjo, as nuk është që nuk e di që kjo nuk është e lehtë. E di koston e saj, e di vështirësinë për me u bë, por e di gatishmërinë, vendosmërinë edhe nevojën për me u bë. Edhe ka me u bë. Në muajt e parë të mandatit, 50% rritja e pagave. Ju nuk duhet të jeni adresë e shqetësimeve për ato që nuk i kryen qeveria. Ju nuk duhet të jeni adresë as e nervozave të pacientëve për shkak se qeveria nuk ju ka krijuar kushte. Prandaj, ne do ta dyfishojmë buxhetin për furnizim me barna dhe sigurisht që spitalet tona, shëndetësia primare, qendrat kryesore universitare, do të jenë të furnizuara me barna”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se aspekti i mbështetjes politike, institucionale dhe financiare nuk ka me qenë pengesë që në shëndetësi ta kemi në një tjetër nivel.

“Sepse një sistem shëndetësor cilësor është jo vetëm një e drejtë, por është themeli për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të bëhemi bashkë për një shëndetësi më të fortë, për një të ardhme më të ndritur, për një Kosovë që besoj nuk ka këtu dikush që nuk pajtohet se mund të jetë ma mirë”, ka thënë Hamza.

Ndër të tjera, Hamza ka premtuar dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave esenciale, 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor, barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike, funksionalizim të sigurimeve shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor, riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët, fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat

Kosova dhe Franca diskutojnë përvojat e `Paris 2024` për `Prishtina 2030`

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në Milano-Cortina

S`ka paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash në Gjakovë

Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët e fundit

TAGGED: #Bedri Hamza, #Profesionistët shëndetësorë
Kosova Times January 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lira turke zhvlerësohet në nivel rekord

Kosova Times Kosova Times September 22, 2022
Real Madrid-Mbappe, këto janë zhvillimet e fundit
Mot me diell dhe vranësia të shpërndara
Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një fëmijë dhe lëndohen 4 persona
Gërvalla: Duke sulmuar regjimin gjenocidal serb, NATO po mbronte njerëzimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?