By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!
Opinion

Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/19 at 5:18 PM
Kosova Times Published January 19, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kaloj java e parë e fushatës zgjedhore e partive politike nën atmosferën e fitores së 9 shkurtit! Secili subjekt në mënyrën e vet u mundua të promovojë vlerat e kandidatëve në garë dhe të kandidatëve për kryeministra, por jo edhe programin qeverisës së partisë së tyre!

Ulërimat e liderëve, presion psikologjik ndaj qytetarëve

Tubimet e partive politike dallojnë vetëm nga flamujt partiakë dhe përmbajtja, por jo edhe nga premtimet! Pothuajse në të gjitha tubimet e partive politike i dëgjojmë të njëjtat premtime për mirëqenien e qytetarëve!

Dallimi mes njërit tubim në tjetrin janë numrat e partive dhe shifrat astronomike të premtimeve qoftë për rritje të pagave apo për investime që dëgjojmë çdo mbrëmje qoftë në transmetime të drejtpërdrejta televizive apo në kronika zgjedhore!

Në secilin tubim partiak, në rreshtin e parë është lideri i partisë me rrethin e ngushtë të tij, në rreshtin e dytë kandidatët për deputet, në rreshtin e tretë vërehen militantët partiakë, ndërsa pas rreshtit të katërt e tutje janë simpatizantët të cilët barten me autobus nga njëri qytet në tjetrin.

Në secilin qytet, në rreshtat e parë janë të njëjtit njerëz, e njëjta skenë dhe i njëjti lider që zhurmon me zërin të lartë për t’u treguar sa më bindës para masës së njerëzve për fitoren e tij më 9 shkurt 2025.

Aq shumë bërtasin dhe ekzaltohen liderët partiakë në tubimet elektorale, saqë njeriu i zakonshëm e ka të vështirë të kuptoj gjendjen emocionale të tyre. Madje nganjëherë dalin fare nga normaliteti, duken të frikshëm me mimikën e tyre, thuajse duan të eksplodojnë!

Përsëritja e numrave zgjedhorë nga dhjeta herë, me qëllim të ngulitjes në mendjen e votuesve s’është gjë tjetër veçse presion psikologjik i panevojshëm për qytetarët e vendit.

Të dashur qytetarë të vendit tim, mos u ndikoni nga tubimet elektorale, ngase ato nuk e përcaktojnë fuqinë reale të partive politike, e më së paku vlerën e tyre. Mos u ndikoni as nga premtimet megalomane, e për më tepër se kaq, mos bini pre e gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak, të cilët, ndoshta pas zgjedhjeve do t’i shihni bashkë në koalicion paszgjedhor në qeverisjen e vendit!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greqi: Rruga me pagesë në Atikë, tarifat rriten nga 1 janari

Kosova Times Kosova Times December 12, 2025
Irani thotë ka arrestuar mbi 100 persona për helmimet në shkolla
Nga varferia demografike” Putinit i propozuan të popullonte Rusinë me refugjatë nga Afrika
Horoskopi
Rusia dhe Ukraina: Zelensky anuloi fjalimin e tij në Kongresin amerikan në minutën e fundit – çfarë po ndodh?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?