“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar/ Kurse, të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar, Y. S., mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.