“Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

Sot është ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.

Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Deri më tani janë arrestuar 9 persona për ngjarjen.