Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:10 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Policia ka thënë se për këtë rast është arrestuar një person dhe tek i njëjti janë gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale.

“Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti  është gjetur një armë dhe disa para të cilat  janë sekuestrua si provë materiale lidhur me rastin”, thuhet në raport.

POlicia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.