By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët  
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët  
Rajon / Botë

Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët  

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 8:30 PM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

Pentagoni në ditët në vijim do të nisë dislokimin e deri në 1.500 trupave aktive për të ndihmuar në sigurinë e kufirit jugor, thanë zyrtarët amerikanë. Ky vendim është në kuadër të zbatimit të planeve që presidenti Donald Trump i ka shpalosur në urdhrat ekzekutivë të nënshkruar pasi mori detyrën, që synojnë të luftojnë imigrimin e paligjshëm.

Sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Robert Salesses, pritet që gjatë të mërkurës të nënshkruajë urdhra për dislokimin e ushtarëve, por ende është e paqartë se kur ushtarët do të dislokoheshin dhe nëse numri i përgjithshëm i tyre mund të ndryshojë.

Zyrtarët që njoftuan për këtë çështje folën në kushte anonimiteti, për shkak se njoftimi për dislokimin e ushtarëve ende nuk është bërë publik, raporton AP.

Forcat aktive do t’iu bashkoheshin afër 2.500 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare amerikane dhe Forcave Rezervë që aktualisht gjenden në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës. Në kufi aktualisht nuk ka trupa aktive.

Forcat pritet të përdoren për të mbështetur agjentët e patrullimit kufitar, me logjistikë, transport dhe ndërtimin e barrierave. Ata kanë bërë detyra të ngjashme në të kaluarën, kur Trump dhe ish-presidenti Joe Biden, kishin dërguar trupa aktive në kufi.

Sipas ligjit në SHBA, trupave u ndalohet që të kryejnë detyrat e organeve ligjzbatuese në kufi, por kjo mund të ndryshojë. Përmes urdhrave ekzekutivë, Trump ka udhëzuar sekretarët e ardhshëm të Mbrojtjes dhe të Brendshëm që të raportojnë brenda 90 ditësh nëse ata mendojnë se ligji i vitit 1807 duhet të shfuqizohet. Nëse ndodh kështu, atëherë trupat mund të përdoren për detyra civile të organeve të zbatimit të ligjit në tokën amerikane.

Trump sapo mori detyrën ka treguar se planifikon të përdorë ushtrinë përgjatë kufirit. Në një ndër urdhrat e parë të hënën, Trump udhëzoi sekretarin e Mbrojtjes që të paraqesë një plan për kufirin dhe si të luftohet “imigrimi masiv i paligjshëm”.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e inaugurimit si president, Trump deklaroi se “do të shpall gjendje të emergjencës kombëtare në kufirin tonë jugor. Hyrjet e paligjshme do të ndalen menjëherë dhe do të nisë procesi i kthimit të miliona e miliona kriminelëve pa dokumente në vendet prej nga erdhën”.

Në mandatin e tij të parë si president, Trump kishte urdhëruar ushtarët aktivë që të dërgoheshin në kufi për të ndihmuar në sigurinë, pasi një karvan migrantësh nga Meksika ishte nisur drejt SHBA-së më 2018.

Në urdhrat e nënshkruar të hënën, Trump sugjeroi se ushtria do të ndihmojë Departamentin për Punë të Brendshme me “hapësira të ndalimit, transport [përfshirë avionët] dhe me shërbime të tjera logjistike”.

Ushtarëve aktivë amerikanë, sipas ligjit, iu ndalohet që të arrestojnë apo ndalojnë njerëz në kufi, nëse presidenti nuk e shfuqizon një ligj të miratuar në shekullin e 19-të. Ky ligj i mundëson presidentit amerikan që të dërgojë ushtarë aktivë dhe njësi ushtarake për t’iu përgjigjur trazirave në ndonjë shtet amerikan.

Më 2018, më shumë se 7.000 trupa aktive ishin dërguar në Teksas, Aziona dhe Kaliforni, përfshirë edhe polici ushtarake, një batalion sulmues të helikopterëve, njësi të komunikimit dhe njësi shëndetësore, inxhinierë luftarakë e njësi të tjera. Atëbotë, Pentagoni kishte deklaruar se trupat nuk do të kryenin detyra të organeve të zbatimit të ligjit, andaj dërgimi i tyre nuk përbënte shkelje të ligjeve.

You Might Also Like

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

TAGGED: #1.500 trupa aktive, #Kufiri ShBA-Meksikë, #Pentagoni
Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
“Luftë” në mediat sociale: Trump tallet me Medvedevin, ai kundërpërgjigjet
Macron: Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian
Aktakuzë ndaj tri të pandehurave për sulmin ndaj të moshuarës
Konfiskohen mbi 19 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?