By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën
Turizëm

Rama: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë pushuan brenda vendit në 2024-ën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 12:57 PM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

TIRANË, 22 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se gjatë vitit 2024 kanë pushuar në hotelet dhe bujtinat e vendit 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë.

Përmes një videomesazhi, Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale, i cili duke folur për investimet në turizëm u shpreh se “Shqipëria është për të huajt dhe për pak shqiptarë”.

“Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete, apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krah, apo flenë në hotele, bujtina, shtëpitë e shqiptarëve? Dhe tjetra, se kjo është çudi e madhe në fakt, kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm, ose se në Korçë nuk ka shqiptarë të tjerë, përveç disa që vijnë nga Tirana”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje shifrat e shqiptarëve që bëjnë pushime brenda vendit apo lëvizin për fundjavë.

“Nuk po flas për ata që shkojnë me pushime jashtë, po flas për shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. Dhe jo për ata që jetojnë jashtë dhe vijnë me pushime në Shqipëri. Ja çfarë thotë INSTAT, jo qeveria e Shqipërisë: 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë qenë pushues në hotelet e bujtinat e vendit gjatë vitit 2024. Dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore”, theksoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj po ashtu të gjithë atyre që shprehen se ai nuk e njeh realitetin, ndërsa solli në vëmendje faktin se si ishte Shqipëria para qeverisjes socialiste.

“Rëndom ata që nuk e duan qeverinë, dhe ky nuk është faj të kuptohemi se nuk është faj të mos duash qeverinë, përdorin argumentin se unë jam jashtë realitetit, ndërsa realiteti qenka mysybet. Nuk ka rrugë, drita, ujë, nuk ka bukë. Por, si shpjegohet që kur realiteti, sipas këtyre, paska qenë më i mirë derisa erdhëm ne dhe e prishëm, Shqipëria shikohej si ‘dele e zezë’ për të gjithë turistët që vinin nga jashtë, që ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrantë apo shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë”, u shpreh Rama.

Ndërsa sot, Rama theksoi se jo vetëm janë shtuar shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë së Veriut, por janë shtuar edhe miliona e miliona të huaj.

“Nuk e di, po inati politik e bëka njeriun të verbër e shurdh, tamam tifoz futbolli, ndërkohë që këtu të gjithë kemi një flamur, kemi flamurin e Shqipërisë. Sidoqoftë ‘dielli nuk mbulohet me shoshë’ dhe shqiptarët që luftojnë e punojnë e që i shohin dhe i vlerësojnë gjërat e bëra me luftë dhe me punë i kanë të qarta. Kjo ka rëndësi. I kanë të qarta edhe faktet, edhe rrugën drejt majës së 2030-ës në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026

Taksat dhe tarifat e reja turistike në të gjithë Evropën që duhet t’i dini në vitin 2026

Një udhëzues për destinacione të ngrohta dhe me diell gjatë gjithë vitit

Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

Hoteli më i vogël në Evropë dhe në botë

Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shfaqet dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Ku e shpenzojnë buxhetin familjar kosovarët?
Në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, ngjarje përkujtimore u mbajtën në mbarë botën
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
Banorë të Banjskës: “Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?