By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje
Lajme

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje

Kosova Times
Last updated: 2025/01/26 at 5:23 PM
Kosova Times Published January 26, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe pas një pune operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Prizren, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet Sh.H., nga fshati Greme të Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Prokuroria ka theksuar se i pandehuri i arrestuar, ‘dyshohet se me datë 12.01.2025, rreth orës 03:45min, në njërën prej argjendarive në Prizren, duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurit tjerë NN (gjer më tani të paidentifikuar), pas një planifikimi paraprak dhe koordinimi në mes vete, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, ia marrin pasurinë të dëmtuarit A.B., (pronar i argjendarisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin kur në lokalin e të dëmtuarit nuk ishte askush, me përdorim të forcës fizike dhe të pajisur me mjete të përshtatshme e hapin derën e lokalit dhe e dëmtojnë alarmin, ku hyjnë brenda në lokal’.

“Më pas depërtojnë në lokal, e dëmtojnë kasafortën dhe arrijnë ta hapin dhe të marrin 3 kilogram ari dhe 1 kilogram argjend në vlerë prej njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë euro dhe pastaj të pandehurit largohen nga dera kryesore në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se për rastin me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, ku janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse në fshatin Greme.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi dhe prova të shumta të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu, si provë materiale është sekuestruar automjeti me të cilin është kryer vepra penale. Prokuroria Themelore në Prizren, për të pandehurin Sh.H., brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë

Ekstradohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i kërkuari ndërkombëtarisht

KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar

Hamza: Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, hap i domosdoshëm

Osmani dhe ambasadorja greke flasin për zhvillimet politike e bashkëpunimin

TAGGED: #Argjendari, #Paraburgim, #Prokuroria Themelore në Prizren, #Vjedhje
Kosova Times January 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident fatal në Kretë, tre adoleshentë humbin jetën

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Qehaja: MAShTI të rrisë dialogun për reformat në arsim
Zelensky zotohet për çrrënjosje të korrupsionit në Ukrainë
Ukrainasit publikuan foto të një ushtari rus: “Për tre ditë dhunoi vajza “
Bislimi takohet me Saygili, flasin për thellimin e raporteve mes të dyja shteteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?