By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A ishte manipuluar fitorja e Miss Universe? Anëtarja e jurisë vë në dyshim votimin: Kjo është fituesja ime
November 22, 2025
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë
November 22, 2025
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
November 22, 2025
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus
November 22, 2025
Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muzetë e Prizrenit destinacion i vizitorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Muzetë e Prizrenit destinacion i vizitorëve
Lajme

Muzetë e Prizrenit destinacion i vizitorëve

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 2:10 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Katër muzetë e Prizrenit janë destinacion i vizitorëve të shumtë të qytetit në çdo stinë. Listës së muzeve në qytetin historik për nga vizitat i prin Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 70 mijë vizitorë në vit.

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbetet njëri ndër objektet e trashëgimisë kulturore më i vizituari në Kosovë e rajon, pas kompleksit të Jasharëve në Prekaz, bën të ditur historiani Parim Kosova.

“Mund të thuash se Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është muzeu më i vizituar në Kosovë dhe rajon, përpos kompleksit të Jasharajve. Vitin e kaluar kemi pas mbi 70 mijë vizitor, kështu që mesatarja ka arritur diku 200 vizitor në ditë. Dihet që muzeu të haneve nuk punon, të martave dhe të mërkurave numri është më i vogël, por në fundjavë numri është jashtëzakonisht i madh”, tha Parim Kosova- menaxher i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas lidhjes së Prizrenit, vizitorë nga Kosova dhe jashtë saj, pëlqejnë muzeun arkeologjik. Atraksion për vizitorët është kulla, harta dhe artefaktet e ekspozitës së përkohshme.

“Pasi që ne kemi ardhur këtu, i kemi parë disa pajisje të cilat janë historike ato tashmë janë duke u përmirësuar, unë faktikisht nuk munda të ngjitem lartë, sepse kam pak frikë nga lartësia por sidoqoftë këtu ishte shumë bukur, kemi pare disa harta të Kosovës , disa pajisje të Perandorisë Osmane, të cilat I përkasin si duket ushtarëve, dhe disa pajisje të kuzhinës të cilat me siguri janë përdorur për gatime”, Zejnep Kaya – Vizitore

Muzeu Arkeologjik tashmë është sistemuar, ndërsa turistët e huaj e kanë të lehtë të orientohen. Vetëm vitin e kaluar në këtë muze u regjistruan 6 mijë vizitorë.

“Muzeu ka bërë disa ndryshime, duke i listuar të gjitha artefaktet, duke i përshkruar, duke rregulluar brendimin e muzeut, ministria e kulturës dhe Qendra Rajonale ka investuar në ekspozitën e përkohshme, në ekspozita të tjera, si dhe rregullimet në ambiente të tjera që munden me u shfrytëzu”, tha Vesel Hoxha- Përgjegjës i Muzeut Arkeologjik

Ndërkaq vizitorë të tjerë të cilët janë për herë të parë në qytetin historik, mendojnë ta eksplorojnë vetë Prizrenin, duke u munduar të gjejnë atë që i tërheq më shumë.

“Unë tani po shikoja dhe kontrolloja, sepse dua të vizitoj disa vende dhe po bisedoja edhe me miqtë e mi, ku do shkojmë tani, përveç ambientit këtu, që drekuam aty diku tek një restorant, ndërsa po kërkoj një vend ku të shkoj të argëtohem që të lëviz”, tha Elisa Kocaqi- Shqipëri

“Qytet antik qenka, shumë i vjetër, ka edhe model, i plotë, pastaj shumë njerëz paska, kjo që në  anën tonë atje në Strugë nuk e shef”, tha Sulejman Mahmuti – Strug

Në një hapësirë të vogël në Prizren mund të vizitosh të paktën katër muze, si Muzeu i Lidhjes, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kalasë së qytetit dhe muzeu Etnologjik.

You Might Also Like

Peleshi: Korça, zemra e alfabetit shqip

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Sot, Dita Botërore e Filozofisë

Biblioteka Kombëtare ekspozon 100 Bibla të rralla

“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

TAGGED: #Muzetë e Prizrenit, #Vizitorët
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri me kritika ndaj Qeverisë, përmend pagat e minatorëve

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Kamberi padit Brnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore
Moti ne Shqiperi me reshje shiu të dobëta dhe lokale
Vritet një grua në Prishtinë, njofton Policia
Figura e Sllobodan Millosheviqit dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi” u shfaq në postera para Danas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?