By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: POLITICO: Debutimi i Kosovës në Davos ishte mbresëlënës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > POLITICO: Debutimi i Kosovës në Davos ishte mbresëlënës
Lajme

POLITICO: Debutimi i Kosovës në Davos ishte mbresëlënës

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 3:21 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Këtë vit, Kosova mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, duke pasur edhe “Shtëpinë e Kosovës”, një hapësirë ku u organizuan aktivitete të ndryshme për të prezantuar kulturën, artin dhe vizionin ekonomik të saj.

Në këtë Forum, Kosova shënoi një arritje të rëndësishme duke nënshkruar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

Mediumi POLITICO, që njihet për mbulimin e çështjeve globale, i kushtoi një artikull Forumit të Davosit dhe përmendi Kosovën si një nga pjesëmarrësit e të këtij viti.

Në artikull, POLITICO shkruan se “DEBUTIMI I KOSOVËS: Forumi Ekonomik Botëror (WEF) këtë vit për herë të parë prezantoi ‘Shtëpinë e Kosovës’ — dhe ishte diçka mbresëlënëse. Hapësira ndodhej larg promenadës (në një ndërtesë të bashkëpronësuar nga biznesmeni Esat Lika, i cili ka rrënjë nga Kosova dhe dëshiron ta shndërrojë atë në një resort luksoz, por është përballur me vite vonesa për shkak të rregulloreve zvicerane).”

Sa i përket brendësisë së Shtëpisë së Kosovës (House of Kosova), POLITICO shkruan. “Hapësira e madhe ishte e zbukuruar me piktura dhe fotografi nga artistë të Kosovës. Të ftuarve u shërbehej verë lokale dhe kuzhinë e rafinuar, ndërsa panelet dhe fjalimet përfshinin zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë – përfshirë Kryeministrin Albin Kurti.”

Kosova ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos edhe në vitet e kaluara. Përfaqësues nga qeveria apo organizata të biznesit nga Kosova kanë qenë të pranishëm për të promovuar interesat ekonomike dhe investimet e vendit.

Gjithmonë liderët kosovarë kanë përdorur këtë platformë për të promovuar zhvillimin ekonomik të vendit, për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të tërhequr investime të huaja.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #Davos, #Kosova, #POLITICO
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Diskutimet për Kodin Civil, pesë organizata dorëzojnë padi kundër Kuvendit dhe deputetes Demi-Murtezi

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
Maqedonci: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA në mbrojtje, në rritje të vazhdueshme
Plas sherri në Astir, vajzat përleshen me njëra-tjetrën (VIDEO)
Begaj, Clintonit: Shqipëria iu është pëjetë mirënjohëse për gjithçka që keni bërë për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?