By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore!
Opinion

Vazhdojnë reprizat e fushatave zgjedhore!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 2:26 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kaluan dy javë të fushatës zgjedhore, i përcollëm 14 ditë dhe net të njëjtat fytyra politike, me të njëjtat slogane dhe me të njëjtat fjalime zhurmuese të liderëve partiakë që nuk i dëgjon askush!

Votuesit kërkojnë garanci dhe afate kohore për realizimin e premtimeve të dhëna

Rutina e tubimeve partiake parazgjedhore është bërë e njëjtë, e mërzitshme dhe e gërditshme, me akuza dhe kundër akuza të liderëve partiak kundër njëri-tjetrit, e shumë pak shpalosje të programeve politike.

Fjalimet e liderëve partiakë stonojnë si gramafona të prishur, pa asnjë fjalë apo fjali bindëse për elektoratin, përveç atyre të pushtetarëve për vazhdimësinë e tyre me rritje astronomike dhe shprehjes së dëshirave të opozitarëve për t’u rikthyer në pushtet.

Vrapimi pas liderëve partiakë e jo pas programeve politike do t’iu kthehet bumerang votuesve të rinj të cilët verbërisht ju besojnë premtimeve të fushatës zgjedhore.

Megjithatë, votuesit e vjetër në moshë do të jenë më të matur dhe më të kujdesshëm në votën e tyre! Shkaku i zhgënjimit dhe mashtrimit nga politikanët, tri herë do të mendojnë para se të përcaktohen për një subjekt politik.

Votuesit janë pjekur dhe vetëdijesuar nga dështimet e politikanëve në mbajtjen e premtimeve, ngas nuk ju mjafton vetëm ajo që dëgjojnë nga goja e politikanëve. Ata kërkojnë diçka më shumë, kërkojnë garanci dhe afate kohore për realizimin e premtimeve të dhëna, e jo si më parë, “u tha u bë”, premtime që nuk i realizuan asnjëherë liderët shtetëror dhe partiakë.

Kush e pengoj këtë klasë politike që 17 vjet nga pavarësimi i vendit që nuk e realizuan skemën e sigurimeve shëndetësore dhe përmirësimin e sistemit shëndetësorë në përgjithësi!

Ngase pikërisht është mungesa e sigurimeve shëndetësore që po i detyron njerëzit ta braktisin vendin edhe 26 vjet pas çlirimit!

Qytetarët nuk besojnë më në gënjeshtrat e politikanëve mashtrues 

Kështu pra, qytetarët nuk besojnë më në gënjeshtrat e politikanëve mashtrues!  Nuk dëshiroj të hy në premtimet elektorale të secilit subjekt veç e veç, pasi, përafërsisht gati të gjitha premtimet e partive politike janë të njëjta, të kriposura me hipokrizi dhe mashtrim.

Nga ajo që shihet nëpër tubimet e partive politike, po vazhdon repriza e fushatave paraprake zgjedhore, me logjikë provinciale pa logjikë të mirëfilltë shtetërore.

Askush nga kandidatët në garë për deputet nuk përkujdesën për të ardhmen e shtetit, por për të ardhmen e tyre provinciale për kënaqjen e egos personale për t’u ulur në karrigën e deputetit në Parlament për t’i marrë 2 mijë euro të buta në muaj pa e bërë asnjë punë të mirë për shtetin.

Përvoja nga e kaluara e ka dëshmuar, që kemi pasur deputet që nga fillimi i mandatit politik në Kuvend asnjëherë nuk e kanë marrë mundin të diskutojnë apo të marrin ndonjë nismë personale për të mirën e qytetarëve dhe as të votuesve të tyre!

Për më keq se kaq, në legjislaturën e fundit të Kuvendit kemi pasur pasivizim enorm dhe mbi 5 mijë mungesa të paarsyeshme të deputetëve në Kuvend dhe çdo gjë përfundoj pa asnjë masë ndëshkimore ndaj deputetëve që morën paga të majme pa qenë fare prezent në seancat e kuvendit.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Proceduam në Qeveri themelimin e Gjykatës Administrative

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Vetëvendosje në Gjilan, kërkon mbështetje për Alban Hysenin
Bislimi ne takim me zëvendëspresidenten e BB-së merr mbështetje për sanimin e dëmeve në Iber Lepenc
Ndahet nga jeta Hysen Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lejojnë Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?