Një person ka vdekur pasi është aksidentuar më traktor,të dielën në Lipjan.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh.
Sipas Policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.