By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq kërkon ristrukturimin e Qeverisë serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq kërkon ristrukturimin e Qeverisë serbe
Rajon / Botë

Vuçiq kërkon ristrukturimin e Qeverisë serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 8:09 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën në një adresim publik se do t’i dërgojë një kërkesë Qeverisë serbe “për ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm”.

“Sepse në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjent”, ka thënë Vuçiq më 27 janar.

Ai ka thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad – në të cilin kanë vdekur 15 persona – është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.

“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se ka biseduar me përfaqësues qeveritarë dhe që ata “kanë deklaruar se kanë dëshirë të dëgjojnë palën tjetër” [studentët që po protestojnë] dhe që dëshirojnë dialog dhe bisedë.

Protestat e studentëve në Serbi

Studentët në Serbi janë duke bllokuar mbi 60 fakultete për më shumë se dy muaj.

Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Ata morën mbështetje edhe nga figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

Autoritetet serbe thonë se në organizimin e bllokadave janë të përfshira edhe shërbimet e huaja inteligjente, ndërsa në mesin e studentëve ka edhe “mercenarë të huaj”.

Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar – gjë që hidhet poshtë nga studentët.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

“Të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur”

Vuçiq ka thënë se është duke ndodhur publikimi i mëtejmë i dokumentacionit për rindërtim të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe që, sipas tij, janë përmbushur të gjitha kërkesat e studentëve që po protestojnë.

“Sot veçse i kemi publikuar disa, dhe publikimi i 925 dokumenteve është në proces e sipër”, ka thënë Vuçiq në një adresim para publikut.

“I kemi ofruar të gjitha. Nuk ekziston asnjë dokument që ka të bëjë me rindërtim të stacionit hekurudhor”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për kërkesën e studentëve për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për sulmet ndaj studentëve, Vuçiq ka thënë se kanë nisur procedura penale kundër 37 individëve.

Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve qeveritarë në sulme, Vuçiq ka thënë se “ekziston vetëm një rast në Beogradin e ri” dhe që beson se “tashmë është zgjidhur”.

“Jam gati të fal”

Sa i përket kërkesës së studentëve për t’i hedhur poshtë akuzat penale kundër protestuesve, Vuçiq ka thënë se ekziston dyshim i bazuar se disa prej tyre kanë kryer shkelje penale, por që është gati të nënshkruajë vendim për falje nga proceset gjyqësore, nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

“Pyetja është nëse të gjitha këto që kemi përmbushur do të jenë mjaftueshëm që dikush të thotë se ‘të gjitha kërkesat janë përmbushur?’ Nuk jam i sigurt, por shpresoj të jetë ashtu. Por, jam i sigurt që kjo do të nisë një dialog në shoqëri, dhe që dikush prej rektorëve dhe dekanëve, dhe të gjithë të tjerët të nisin të flasin, të niset dialogu dhe kështu të nisë shërimi i shoqërisë sonë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq dhe kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiq, janë duke iu adresuar publikut në ditën kur studentët kanë organizuar bllokadë 24-orëshe në njërën prej pikave kryesore të trafikut në Beograd.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

TAGGED: #Aleksandar Vuçiq, #Ristrukturim qeverie
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qorrolli: BE ta dënojë ashpërsisht tendencën e Serbisë për autoritet të ri

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Prezantohet programi ‘Super Sportistët’
SHBA miraton vaksinën e parë në botë kundër RSV
Krasniqi: Urat janë për t`i lidhur qytetarët
Greqia do të ndalojë dhënien e lejeve të reja për qiratë afatshkurtra në Athinën qendrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?