Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Shqipëria, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë e 8-ta në radhë, të martën e 13 majit 2025, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë.

 

Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me “Zjarr”, këngë që triumfoi në Festivalin e Këngës.

Përzgjedhja e radhës së interpretimit bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti, ndërsa Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruar  si vendet “big”, nuk garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovizion, nuk garon në gjysmëfinale.

Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.

Radha e vendeve që do të intepretojnë:

Gjysmëfinalja e parë

1. Estoni

2. Islandë

3. Poloni

4. Portugali

5. Slloveni

6. Suedi

7. Ukrainë

8. Shqipëri

9. Azerbajxhan

10. Belgjikë

11. Kroaci

12. Qipro

13. Holandë

14. Norvegji

15. San Marino

Gjysmëfinalja e dytë

1. Armeni

2. Australi

3. Austri

4. Greqi

5. Irlandë

6. Letoni

7. Lituani

8. Mali i Zi

9. Çeki

10. Danimarkë

11. Finlandë

12. Gjeorgji

13. Izrael

14. Luksemburg

15.Maltë

16. Serbi