By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër krimit të organizuar
February 5, 2026
Osmani: Institucionet tona u ndërtuan në pasojat e një lufte gjenocidale
February 5, 2026
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 5, 2026
Program i përbashkët Kosovë–Izrael për qëndrueshmëri mjedisore
February 5, 2026
Sot në Prishtinë mbahet `Dita e Biznesit Francez në Kosovë`
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guardiola thotë se ndeshja me Club Brugge për të është si finale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Guardiola thotë se ndeshja me Club Brugge për të është si finale
Sport

Guardiola thotë se ndeshja me Club Brugge për të është si finale

Kosova Times
Last updated: 2025/01/28 at 6:29 PM
Kosova Times Published January 28, 2025
Share
SHARE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes kundër Club Brugge, që do të zhvillohet të mërkurën në Champions League, duke e cilësuar si një finale për ekipin e tij.

City renditet aktualisht në vendin e njëzet e pestë në formatin e ri të champions League, jashtë zonës së “playoff” dhe tri pikë larg skuadrës belge, e cila renditet e njëzeta.  Sipas formatit të ri, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në fazën 1/16, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i nëntë deri në vendin e njëzet e katërt duhet të luajnë në “playoff” për të siguruar një vend në fazën tjetër.

City rrezikon të mos kalojë tutje për herë të parë në epokën e Guardiola, por megjithatë, trajneri spanjoll ka shprehur besim tek skuadra e tij: “E vlerësoj shqetësimin tuaj për moskualifikimin, por mendoj se do ta bëjmë”, ka thënë ai. “Duhet të fitojmë ndeshjen, përndryshe nuk do të vazhdojmë në këtë garë. Duam të kalojmë për të pasur një shans tjetër për të luajtur edhe dy ndeshje dhe për t’u kualifikuar për fazën tjetër”.

Guardiola e ka vlerësuar ekipin belg, duke theksuar se nuk pret një ndeshje të lehtë.

“Pres një ndeshje të vështirë. Kur një skuadër është e pamposhtur është sepse është e mirë, nuk ka asnjë sekret këtu. Ata kanë bërë shumë mirë”, ka thënë ai. “Do të dëshironim të shënonim shumë gola në njëzet minutat e para, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

You Might Also Like

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

TAGGED: #Club Brugge, #Manchester City, #Pep Guardiola
Kosova Times January 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur

Kosova Times Kosova Times July 21, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja
Kurti takoi sekretarin e INTERPOL-it: Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor
Doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?