Policia në Vushtrri ka njoftuar se ka konfiskuar përkohësisht dhjetë patentë shoferë për kundërvajtje-tejkalim nga ana e djathtë.

 

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë monitorimit dhe kontrollit në trafikun rrugor në rrugën nacionale në hyrje të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme policia ka identifikuar trembëdhjetë shoferë të cilët kanë bërë tejkalime nga ana e djathtë, me ç’rast, sipas policisë, kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej 150 euro, një pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre muajve”, thuhet në njoftim.