By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PZAP gjobit me 7000€ Koalicionin për Familje, reagojnë subjektet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PZAP gjobit me 7000€ Koalicionin për Familje, reagojnë subjektet
Lajme

PZAP gjobit me 7000€ Koalicionin për Familje, reagojnë subjektet

Kosova Times
Last updated: 2025/01/28 at 8:05 PM
Kosova Times Published January 28, 2025
Share
SHARE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar sërish gjobë ndaj Koalicionit për Familje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes. Gjoba e shqiptuar në seancën e mbajtur dje është 7.000 euro.

Ky vendim ka ardhur pas ankesave të organizatave jo-qeveritare CEL Kosova dhe Dylberizm për nxitje të urrejtjes nga ky koalicion ndaj personave LGBTI+.

Kjo është gjoba e tretë e shqiptuar ndaj këtij subjekti politik për për gjuhë të urrejtjes kundër komunitetit LGBT+.

“PZAP-ja e ka shqiptuar sot gjobën e tretë ndaj Eman Rrahmanit, Laureta Rexha, Asdren Bytyqit, Jeton Haxhimustafa, Ferid Aganit, Fatmir Smajlit dhe Visar Korenica në vlerë prej 7.000 eurosh. Të trija gjobat vijnë si pasojë e ankesave të organizatave jo-qeveritare CEL Kosova dhe Dylberizm për nxitje të urrejtjes nga ky koalicion ndaj personave LGBTI+.  Paraprakisht, Paneli shqiptoi gjobë me vlerë 5.000 euro më 25 janar, ndërsa më 22 janar sanksionoi Koalicionin e udhëhequr nga Eman Rrahmani me 4.500 euro”, thuhet në komunikatën e organizatës Dylberizm.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se “Paneli gjeti se gjuha e përdorur nga subjektit politik Koalicioni për Familjen, përkatësisht, nga kandidatët për deputet të këtij subjekti, ndaj LGBTI+ në rrjetin social Facebook, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat e nenit 34 paragrafi 1, pika 1.11, të L.ZP-së, ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike. Në këtë rast është marrë për baze konteksti dhe qëllimi për të cilin është përdorur gjuha ndaj një komuniteti, faktin qe deklaratat janë publikuar ne rrjetin social Facebook, prandaj sipas Panelit, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese.”

Ndërkohë Asdren Bytyqi nga Koalicionit për Familje, ka thënë për RTKlive se gjobat e shqiptuara PZAP ndaj këtij koalicioni, janë përpjekje për të kufizuar pluralizmin politik dhe lirinë e shprehjes.

“PZAP na ka shqiptuar një dënim të tretë lidhur me deklarimet e liderëve të Koalicionit për Familje sa i përket premtimeve politike mbi martesën mes gjinive të njëjta. Konsiderojmë se dënimet e Koalicionit për Familje për shkak të një premtimi që na lejon ligji dhe që është premtim qendror i fushatës politike të koalicionit tonë, përkatësisht mosmiratimin e ligjit që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë, është e drejtë e jona politike, kushtetuese dhe ligjore” deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se gjobat e shqiptuara përfaqësojnë “cenim të plotë të pluralizmit politik, lirisë së shprehjes dhe minim të zgjedhjeve,” duke e quajtur këtë një përpjekje për të imponuar një “diktaturë politike vetëm ndaj diskursit të Koalicionit për Familje.”

“Ne kemi parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme për dy vendimet e para, por vendimin e tretë nuk e kemi pranuar ende,” përfundoi Bytyqi.

You Might Also Like

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Moti sot i vranët, me mjegull dhe me intervale me diell

TAGGED: #CEL Kosova, #Dylberizmi, #Koalicioni për Familje, #PZAP
Kosova Times January 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Situata në veri, Kusari-Lila: Jemi ne viktima, jo agresori

Kosova Times Kosova Times July 2, 2023
NATO foli për planin e Rusisë për të sulmuar Finlandën dhe Norvegjinë
Peja mposht Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike
Grubi: Tërhiqem nga jeta publike, jam i pastër si loti
Brenda dy orëve kaos në qarkullimin e lajmeve për pezullim të liberalizimit të vizave për Kosove
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?