By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKA synon anëtarësimin në CHEA dhe njohjen e akreditimeve në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AKA synon anëtarësimin në CHEA dhe njohjen e akreditimeve në SHBA
Lajme

AKA synon anëtarësimin në CHEA dhe njohjen e akreditimeve në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 3:25 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Në vigjilje të konferencës ndërkombëtare të Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA), që po mbahet në Uashington, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, ka takuar zëvendëspresidenten e CHEA-së, Michelle Claville, me të cilën kanë biseduar për anëtarësim e AKA-së në CHEA, fillimisht si anëtare dhe nisjen e procesit për të plotësuar kriteret për t’u njohur akreditimet e Kosovës edhe në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një njoftimi për medie të AKA-së bëhet e ditur se zëvendëspresidentja për Kërkime dhe Analizë të Politikave, Claville, ka thënë se AKA është e mirëpritur si anëtare e CHEA dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë që të plotësohen kriteret për tu bërë “akreditues i njohur” nga kjo organizatë.

Nga ana e tij, drejtori Gashi ka thënë se me Ligjin për AKA-në, në Kosovë validohen të gjitha akreditimet nga institucionet e akredituara nga CHEA. Ai ka thënë se në sistemin e arsimit të lartë kemi institucione nga Shtetet e Bashkuara, që e bëjnë edhe më të nevojshme që AKA të njihet dhe të bëhet anëtare e CHEA.

Në takim ka marrë pjesë edhe profesori Olgun Çiçek, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të CHEA dhe njëherësh ekspert ndërkombëtar i akreditimit në AKA-së. Profesori Çiçek ka ofruar gatishmërinë që me përvojën e tij të përkrahë AKA-në në plotësimin e kritereve të CHEA.

Ndryshe, CHEA është një organizatë në nivel federal në Shtetet e Bashkuara që njeh agjencitë akredituese të arsimit të lartë, homologe e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Evropë.

“AKA ka interesim që të bëhet “akreditues i njohur” nga CHEA sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në internacionalizimin dhe në imazhin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe njohjen e diplomave të Kosovë në SHBA, qoftë për vazhdim të studimeve ose për çështje të punësimit. Nëpërmes këtij anëtarësimi, AKA do të bëhet pjesë e një rrjeti të gjerë të institucioneve ndërkombëtare të arsimit të lartë, për përmirësimin e cilësisë në arsim, për të pasur qasje në informacione, raporte dhe udhëzues për standardet dhe praktikat më të mira në akreditim dhe sigurimin e cilësisë”, thuhet në fund të njoftimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

TAGGED: #AKA, #CHEA
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Intervistimi i kandidatëve për prokurorë, reagojnë IKD, INPO e Fol
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër Shalës
Spitali i Gjakovës po mbetet pa mjekë
Punët e ndaluara për gratë në vendet e Azisë Qendrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?