By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në Luksemburg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në Luksemburg
Lajme

BQK në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në Luksemburg

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 11:20 AM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Delegacioni nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), i kryesua nga Zëvendësguvernatori Dardan Fusha, mori pjesë në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në kuadër të Samitit Global të Fondeve dhe Financimit (GFF), i mbajtur në Qendrën Evropiane të Konventave në Luksemburg.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku akterë kyç të industrisë financiare globale për të diskutuar avancimet në fushën e pagesave, instrumenteve financiare, fondeve sovrane dhe menaxhimin e rezervave.

Gjatë vizitës, delegacioni i BQK-së zhvilloi takime me z. Philip Brown – Drejtor Gjeneral dhe përfaqësues tjerë të Clearstream Banking SA, një nga institucionet kryesore të tregtimit, shlyerjes dhe deponimit të instrumenteve financiare në Evropë. Diskutimet u fokusuan në vendosjen e raporteve përmes hapjes së llogarive, që të lehtësohen operacionet e menaxhimit të rezervave të BQK-së, duke mundësuar menaxhimin efektiv të instrumenteve financiare dhe kolateralit.

Zëvendësguvernatori Fusha dhe ekipi i tij u takuan edhe me zj. Claire Alexandre – përgjegjëse për Marrëdhëniet me Qeveritë Ndërkombëtare në PayPal, për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit që do të mundësonin ofrimin e shërbimeve të PayPal për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Të dy palët u pajtuan që një partneritet i tillë do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të qasjes në pagesat ndërkombëtare dhe promovimit të përfshirjes financiare, për çfarë do të vazhdojnë të punojnë.

“Këto takime janë në përputhje me qëllimet strategjike të BQK-së dhe zotimet për të avancuar infrastrukturën e pagesave dhe instrumenteve financiare, për të nxitur integrimin me tregun e përbashkët evropian dhe për të promovuar digjitalizimin e shërbimeve financiare, sipas standardeve globale dhe zhvillimet teknologjike”, njofton BQK. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #BQK
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Treni i pasagjerëve doli nga shinat në Indi. Mediat raportojnë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur

Kosova Times Kosova Times June 2, 2023
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
Turqia arreston një kosovar, e akuzon për bashkëpunim me inteligjencën izraelite
Schmidt: Nëse Republika Srpska përpiqet të shkëputet, nuk do të shkojë pa pasoja
PDK mbështet “Marshin për drejtësi” për krerët e UÇK-së në Hagë – fton të gjithë qytetarët të bashkohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?