By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për Hadrin: Triumf i drejtësisë, Serbia ta kompletojë me dorëzim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për Hadrin: Triumf i drejtësisë, Serbia ta kompletojë me dorëzim
Lajme

Kurti për Hadrin: Triumf i drejtësisë, Serbia ta kompletojë me dorëzim

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 2:47 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur triumf të drejtësisë, dënimin me burg të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve të shpallur fajtorë për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadrit.

Kurti nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se drejtësia kompletohet nëse Serbia i dorëzon vrasësit te institucionet e Belgjikës, prej nga edhe u mor vendimi.

“Ky konfirmim i sistemit të drejtësisë së Belgjikës për dënimet paraprake me burgim të përjetshëm për vrasësit e Enver Hadrit, është një triumf i drejtësisë që për t’u kompletuar, do të duhej të pasohej nga bashkëpunimi i autoriteteve të Serbisë duke i dorëzuar këta tre vrasës te autoritetet e Belgjikës”, ka shkruar ai.

Kurti më tutje ka shprehur kurajën e tij për familjen e Hadrit, të cilët kanë kërkuar drejtësi në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

“Fatkeqësisht, ashtu sikurse gjykimi fillestar edhe shqyrtimi i ankesave të dy nga tre të dënuarit, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, u zhvillua në një proces gjyqësor në mungesë të tre të akuzuarve dhe të dënuarve, pasi që autoritetet e Serbisë kanë refuzuar t’i dorëzojnë ata te autoritetet e drejtësisë në Belgjikë. Të porositur nga shërbimi serb i zbulimit, Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq, në bashkëkryerje kishin qenë pjesë e ekzekutimit të atentatit ndaj Enver Hadrit. Për përfshirje në vrasjen e Hadrit, kanë qenë të dyshuar edhe disa të tjerë, dy prej të cilëve qenë vrarë në konflikte mes grupesh kriminale serbe më vonë. Me këtë rast, për kurajon e tyre që të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Apelit në Bruksel, u shpreh konsideratat e mia familjes Hadri”, ka shkruar ai.

Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.

Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar dje në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit kosovar Enver Hadri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

TAGGED: #Albin Kurti, #Enver Hadri
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Betejat e regjistruara të tankeve amerikane në Kursk. “Kjo ishte e pamendueshme 6 muaj më parë”

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Riparohet dhe rikthehet në operim ekskavatori i KEK-ut
Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Rama mbledh në takim kryetarët e komunave
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?