By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?
Lajme

Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 11:55 AM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Fitorja e presidentit Donald Trump në Amerikë ka sjellë si efekt domino ngritjen e skenarëve të ndryshëm për vijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare gjeopolitike në botë dhe rajon. Jo rrallë herë mediat në Shqipëri kanë përfituar duke shpërndarë lajme me tituj alarmantë, shpesh të pabazuar në asnjë fakt konkret, shkruan Faktoje.al.

Jona Plumbi

“SHBA me marrëveshje sekrete”, “BE pranon ndryshimin e kufijve”, “Rusia do luftë në Ballkan, zbardhet plani, CIA në alarm”. Këto janë disa nga titujt që qarkulluan në media pas fitores elektorale të presidentit amerikan Donald Trump.

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë ka marrë vëmendjen e botës dhe është shoqëruar me parashikime të ndryshme nga mediat edhe në Shqipëri.

E ndihmuar nga zgjedhja e Trump për ta nisur mandatin e tij me një takim me presidentin rus Vladimir Putin, në Shqipëri filluan të qarkullojnë tituj lajmesh të paverifikuara. Mediat kanë diskutuar disa skenarë të ndodhive që shpesh bazohen në spekullime.

Një nga pritshmëritë e ngritura në media pas zgjedhjes së Trump si president është se Shtetet e Bashkuara do të pranojnë një ndryshim kufijsh të Ukrainës me qëllim fundin e luftës me Rusinë dhe kjo për pasojë do të legjitimojë ndryshim kufijsh në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes luftës.

Frika për pranimin e ndryshimit të kufijve – deri diku e legjitimuar – është pasqyruar në nivele thuajse faktike nga disa media në vend. Duke folur për këtë, Euronews Albania publikoi një video me titull “Mbyllet Ukraina! Rusia do luftë në Ballkan! Zbardhet plani, CIA në alarm”.

Intervista theksonte se SHBA ka caktuar një të dërguar të posaçëm për përfundimin e luftës Ukrainë – Rusi dhe sipas të ftuarit shefi i CIA-s ka fluturuar drejt Ballkanit për të ndarë shqetësimet e inteligjencës amerikane se Kosova dhe Bosnja mund të përdoren si burime destabilizuese për të tensionuar situatën, jo vetëm në Ballkan por në të gjithë BE-në.

Ndryshe nga sa lë të kuptohet titulli i publikimit të videos, në asnjë rast intervista nuk “zbulon” një plan për luftë apo një informacion se CIA është vërtetë në alarm për këtë arsye. Vizita e fundit e shefit të CIA-s në Ballkan në fakt daton në Gusht 2024 dhe dëshira e Rusisë për të influencuar rajonin është diçka e njohur prej vitesh.

Një tjetër media, me titull “Alarm, Kosova në rrezik”, zhvilloi një intervistë ku u diskutua për një konflikt të mundshëm në Ballkan që mund të destabilizojë kontinentin Europian, luftë që mund të fillojë nga Kosova, Bosnja apo Maqedonia.

I njëjti televizion në një tjetër transmetim direkt referoi pritshmëritë e “ish-diplomatit britanik Timothy Less”. Lajmi i shpërndarë në YouTube me titull “TIMOTHY LESS SHOKON/ Zbulon marrëveshjen sekrete për kufijtë në Ballkan!”dhe mban strishën “BE pranon ndryshimin e kufijve”.

Lajmi flet për opinionin e Less i cili sipas lajmit të NTV mendon se në Europë shihet një predispozitë për të pranuar idenë fillestare të Donald Trump për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt, Timothy Less i ka shprehur mendimet për një media pro-serbe të quajtur “Kosovo Online”, ku sipas tij administrata Trump është e gatshme të pranojë ndryshim kufijsh në Ballkan dhe se kjo mund të pranohet edhe nga Gjermania në rast se aty triumfojnë në zgjedhjet e ardhshme partitë e së djathtës ekstreme.

Në asnjë moment Less nuk “zbulon” një marrëveshje sekrete apo nuk flet për predispozitën e unionit Europian që përbëhet nga 27 shtete europiane, për të pranuar ndryshim kufijsh në Ballkan. Pavarësisht kësaj, NTV njofton pranimin e ndryshimit të kufijve nga BE-ja si fakt.

Çfarë thonë ekspertët

Pavarësisht skenarëve të mundshmëm për fundin e luftës në Ukrainë, për studiuesin Ledion Krisafi një gjë është e sigurt: Bashkimi Europian është kundër pranimit të ndryshimeve të kufijve.

“Shenjat janë që BE nuk do pranojë as ndryshimin e kufijve në Ukrainë, jo më në Ballkan”, argumenton Krisafi. Sipas tij, në një rast hipotetik, pranimi i ndryshimit të kufijve në Ballkan mund të bëhet vetëm nga SHBA dhe Rusia në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe nëse kjo ndodh shanset janë që ato të bëhen me negociatë, jo me dhunë.

Ledion Krisafi. Foto e marrë nga Faktoje.al
Ledion Krisafi. Foto e marrë nga Faktoje.al

“Nuk duhet ta teprojmë me frikën në këtë rast. Serbia nuk është Rusia dhe fakti që mund t’i pranohet Rusisë (ndryshimi i kufijve) nuk do të thotë se mund t’i pranohet dhe Serbisë. Por më shumë mundësi ka që ideja e shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë apo ndarja e Bosnje-Hercegovinës të mos jenë më utopi pasi ndryshimet territoriale të pranohen në Ukrainë dhe më shumë mundësi ka që ndryshime të tilla të bëhen në mënyrë paqësore nën kujdesin e fuqive të mëdha, dhe jo me dhunë”, Ledion Krisafi.

Ndryshe e sheh studiuesi i marrëdhëneive ndërkombëtare, Ilir Kalemaj i cili argumenton se brenda kërkesave të panegociushme nga Ukraina dhe Rusia (mosantarësimi i Ukrainës në NATO kërkuar nga Federata Ruse dhe respektimi i plotë i integritetit territorial kërkuar nga Ukraina) mund të gjenden plot zgjidhje kreative që kënaqin kushtet jo vetëm për një armëpushim por për një traktat bilateral paqeje afatgjatë.

Ilir Kalemaj. Foto e marrë nga Faktoje.al
Ilir Kalemaj. Foto e marrë nga Faktoje.al

“Në lidhje me Ballkanin Perëndimor nuk mendoj se kjo marrëveshje do të legjitimonte ndryshimin e kufijve duke përdorur armët, përkundrazi. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi janë me fat që janë ose brenda NATOs ose si Kosova me perspektivë antarësimi në të, të linjëzuar plotësisht në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë me SHBA-në dhe nuk shoh ndonjë rrezik në këtë drejtim.”  Ilir Kalemaj, studiues.

Për Ilir Kalemajn ajo që mund të “ndahet” në Ballkan nuk janë kufijtë, por zonat e influencës.

Përfundim

Pavarësisht pritshmërive që gjithkush mund të krijojë pas fitores së presidentit amerikan Trump, përhapja e opinioneve të ndryshme mbi skenaret duhen pasqyruar si të tilla nga mediat dhe jo si fakte të kryera me tituj bombastik që në kërkim të klikimeve rrezikojnë përhapjen e informacioneve të pavërteta dhe krijimin e panikut.

You Might Also Like

Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave

Hajdaraj e Hennessey flasin për fuqizimin e sundimit të ligjit

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

OVL-UÇK letër Komisionerit O`Flaherty: Hetim për shkeljet në Speciale

Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Njëmijë ditë luftë: Si dhe kur mund të përfundojë ajo, sipas ukrainasve

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë
VIDEO Rusët godasin një ndërtesë në Sumi, 10 të vdekur, mes tyre dy fëmijë. 52 të plagosur
Jep dorëheqje bashkudhëheqësi i Netflixit
Bllokohet pika kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, reagojnë politikanët shqiptarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?