By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një pakistanez vrau vajzën e tij 15-vjeçare për shkak të përmbajtjes së saj në TikTok
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një pakistanez vrau vajzën e tij 15-vjeçare për shkak të përmbajtjes së saj në TikTok
Rajon / Botë

Një pakistanez vrau vajzën e tij 15-vjeçare për shkak të përmbajtjes së saj në TikTok

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 10:32 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE
Një burrë i cili së fundmi është kthyer në Pakistan nga Shtetet e Bashkuara me familjen e tij ka rrëfyer se ka vrarë vajzën e tij adoleshente për shkak të përmbajtjes së saj në rrjetin social TikTok.
Të shtënat ndodhën në një rrugë në qytetin jugperëndimor të Quetta. I dyshuari për vrasjen është Anwar ul-Haq. Ai fillimisht deklaroi se persona të paidentifikuar qëlluan dhe vranë vajzën e tij 15-vjeçare, e cila kishte lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të pranuar më pas se ai e kishte kryer krimin.

Policia njoftoi se familja e të vrarës ishte e pakënaqur me mënyrën e veshjes dhe shoqërimit të saj. Policia ka celularin e saj, por është i kyçur. Të gjitha aspektet e mundshme të krimit po hetohen, përfshirë vrasjen për nder.

Së fundmi familja është kthyer në provincën pakistaneze të Balochistanit, d.m.th. në një vend me një shoqëri shumë konservatore. Para kësaj, ajo ka jetuar në SHBA për 25 vjet. I dyshuari për vrasjen ka nënshtetësi amerikane dhe ka theksuar se vajza e tij ka filluar t’i shkaktojë shqetësim për shkak të përmbajtjes në TikTok, të cilën e ka publikuar teksa jetonin në SHBA dhe Pakistan.

Zyrtarët refuzuan të thonë nëse Ambasada e SHBA ishte njoftuar për krimin, duke qenë se ai përfshinte shtetas amerikanë.

Në Pakistan, i cili ka një popullsi prej 241 milionë banorësh, ka më shumë se 54 milionë përdorues të TikTok. Qeveria e këtij vendi e ka bllokuar disa herë këtë aplikacion. Përveç kësaj, 1000 gra vriten çdo vit në Pakistan për shkak të “shkeljes së nderit”, dhe familjarët janë ndër autorët e vrasjes.

“Shkelja e nderit” përfshin edhe postimet individuale në rrjetet sociale apo shkeljen e ndonjë vlere konservatore, shkruan Gazeta Guardian .

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bërnabiq: Rritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2022
Kengetares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë
Rubio: Konflikti në Ukrainë është një luftë ndërmjetëse mes SHBA-së dhe Rusisë, ndaj duhet të marrë fund
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
Në xhunglat e Indonezisë, separatistët kanë marrë peng një pilot nga Zelanda e Re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?