By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trimi Ramush Haradinaj është pjesë e historisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën disa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Trimi Ramush Haradinaj është pjesë e historisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën disa
Opinion

Trimi Ramush Haradinaj është pjesë e historisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën disa

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 10:47 AM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gjon KEKA

Lufta e popullit të Kosovës për liri e ka burimin e frymëzimit te epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli pikërisht nga kjo frymë atdhetare ,ajo pati burim frymëzimi epokën e artë dhe të lavdishme të Gjergj Kastriotit i cili sakrifikoi për lirinë ,pavarësinë dhe bashkimin arbëror.

Djemtë e vashat e reja që u rreshtuan dhe mbajtën emrin e artë të UÇK-së janë me një fjalë bijë e bija të të madhit Gjergj Kastrioti (Skënderbeut) , të cilët duke marrë shembullin e tij ata vendosën jetën e tyre si fli për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tyre. Si shumë djem e gra që u rreshtuan në frontin e çlirimit dhe të lirisë ,ishte familja Haradinaj ku si familje dha edhe gjymtyrët e tij për atdheun e tyre ,pra Kosovën e pavarur dhe për flamurin e Gjergj Kastriotit.

Ashtu si shumë djem trima edhe Ramush Haradinaj në vend se ta jetonte jetën e një të riu si gjithë të rinjtë tjerë për t’i dal në mbrojtje atdheut dhe lirisë së tij mori armët në krah dhe i doli në ballë me shok pushtuesit serb.

Duke ditur se sa e vështirë ishte ajo kohë, dhe se me sa sakrifica u arrit liria dhe pavarësia e Kosovës është turp dhe mjerim të mohohet apo të njolloset familja Haradinaj, respektivisht trimi i Dardanisë Ramush Haradinaj.

Mendoj se një familje që ka dhënë gjymtyrët, të afërmit e tij dhe djersë e gjak për atdheun tonë Kosovën e lirë dhe të pavarur duhet vlerësuar për kohën kur të rrallë i dolën përballë një artilerie të tillë të madhe që ishte kundër Kosovës dhe popullit të saj që kërkonte te jetonte e lirë dhe e pavarur.

Është gabim dhe mëkat të njollosen familjet e dëshmorëve dhe të heronjve të Kosovës që kanë dhënë djersë e gjak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mund të kritikohen qeverisjet e këqija, korruptive dhe të tjera gabime politike që janë bërë pas përfundimit të luftës dhe pavarësisë, por jo të njolloset petku i atyre që dolën në fushë të betejës për lirinë e vendit.

Ramushi aq sa mund të ketë gabime, ai ka më shumë merita për Kosovën sepse ka dhënë kontributin e tij për liri, ka qeverisur së bashku në kohën e presidentit të urtë dhe vizionar dr. Ibrahim Rugova, ka arrit që ta shtyjë përpara transformimin e FSK në Ushtri me miqtë amerikan ku edhe më pas Kosova u bë me Ushtri të saj, etj., pra ky trim i kohës së luftës ,ishte edhe pjesë e punës së përbashkët e ndërtimit të Republikës së Kosovës me Presidentin Rugova dhe miqtë amerikan e evropian, ja pra këto nuk duhen të hidhen poshtë nga askush.

Për ta vlerësuar të kaluarën brezi i ri duhet të rritet me nderime e respekt ndaj presidentit dr. Ibrahim Rugova, të heronjve të vdekur dhe të gjallë të kombit të tyre, të mirënjohjes ndaj miqve amerikan dhe europian, me kuptimin e thellë të lirisë dhe ruajtjes së saj, sepse liria dhe pavarësia janë fituar me gjak dhe djersë si dhe në rastin tonë edhe me mbështetjen e miqve amerikan dhe evropian.

Ky shkrim im nuk ka të bëjë me mbështetjen e ndonjë subjekti politik partiak, por është shkruar si vlerësim dhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që sot e kemi dhe jetojmë në të si bijë të së ardhmes.

You Might Also Like

Të qetësohet Rusia për të izoluar Kinën?

Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna

Ndikimin e Rusisë në Afrikë dhe narativat që i përdorë

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

TAGGED: #Gjon Keka
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
Krasniqi: I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku humbën jetën dy persona
Eurostat: Evropianët importuan më shumë erëza, xhenxhefil, paprika dhe piper
4 të vrarë dhe 24 të plagosur pas sulmit izraelit pranë spitalit të Bejrutit, thotë MSh-ja libaneze
Ushtria serbe në gjendje gatishmërie, për shkak të “situatës në Kosovë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?