Policia e Kosovës dhe Dogana ka bërë të ditur se në magjistralen Kamenicë – Gjilan ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 700 pako me cigare me banderola të Serbisë.  Sipas njoftimit, vetura me targa serbe po e drejtonte një shtetas i Serbisë. 

 

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar RKS-SRB.  Më datë 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim. Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 pako) me banderola të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.