“Kryeministri shprehu gatishmërinë për mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë nominim”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Gatishmërisë për përkrahje, iu bashkua edhe ministrja Haxhiu, e cila theksoi se ky nominim vjen si rezultat i punës së madhe të organizatës dhe përfaqësuesve të saj për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, derisa ka shtuar rëndësinë e vazhdimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kryeministri ka vlerësuar punën e QKRMT-së, duke veçuar rëndësinë e grumbullimit të bazës së të dhënave dhe dëshmive të të mbijetuarve të torturës e dhunës gjatë luftës në Kosovë.