Qytetarë nga çdo cep i Shqipërisë kanë ardhur orët e fundit për t`i dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas, i cili sot do të prehet në banesën e tij të fundit. Trupi i patrikut të ndjerë prej ditës së martë ndodhet në Katedralen “Ngjal

 

Trupi i patrikut të ndjerë prej ditës së martë ndodhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, ku besimtarë e zyrtarë të shtetit këto ditë kanë ardhur për të bërë homazhet.

Me fillimin e liturgjisë hyjnore në orën 7:30 deri rreth orës 10:30, shërbesën e varrimit do e drejtojë patriku ekumenik para kortezhit të varrimit. Trupi i imzot Anastasit do të prehet brenda Kishës Ortodokse, ndërtimi i së cilës u krye me nismën e tij.

Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, homologu grek Kyriakos Mitsotakis, patriarku ekumenik Bartolomeu, kreu i PD-së Sali Berisha, ministra e krerë të politikës nga të dy shtetet janë të pranishëm në ceremoni.

Në homazhet e së mërkurës morën pjesë përfaqësues të lartë të besimeve fetare në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ndërroi jetë të shtunën e kaluar (25 janar), pas një beteje disajavore me sëmundje të brendshme, në moshën 95-vjeçare.

Arkëmorti i tij parakaloi nëpër fshatra e qytete të Greqisë e Shqipërisë prej ditës së hënë, duke u nderuar nga qytetarë të thjeshtë dhe udhëheqësit më të lartë të shtetit grek, ku ai ishte shtruar në spital prej datës 3 janar.

Imzot Joani, mitropoliti aktual i Korçës, është caktuar si mbikëqyrës i fronit të Kryepeshkopit pas largimit të hershëm.