Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar një rast për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” në Gjilan të enjten.
Sipas njoftimit, dy shtetas të Serbisë me një person tjetër dyshohen se kanë kryer këtë vepër.
“Është raportuar për dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të shoqëruar nga një person tjetër kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.