Kombëtarja e Kosovës në futsall, sonte do të përballet me Francën.
Dardanët dhe ‘Gjelat’ do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të ‘Main Round’, për kualifikimet e Kampionatin Evropian 2026, në kuadër të Grupit 10.
Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me francezët.
Atmosfera në taborin e kombëtares sonë është mjaft e mirë dhe së të gjithë lojtarët janë të gatshëm të japin më të mirë në duel me Francën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Agon Ramadani beson në përkushtimin, forcën dhe profesionalizmin e djelmoshave dardanë, prandaj pret rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Francës, ndonëse kjo e fundit llogaritet favorite, pasi në Botërorin e fundit doli e katërta.
Edhe kapiteni Ramadan Alaj është optimist për ndeshjen e të premtes, derisa pret përkrahjen e tifozëve Dardanët, e të cilët sipas tij kanë një rol të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.
Atmosfera e mirë në kampin e Dardanëve të futsallit do të ndikojë pozitivisht për paraqitjen e sotëm, ndërsa për Bajram Ramadanin fitorja e thellë ndaj Bullgarisë ka qenë motiv i madh para përballjes me Francën. Kosova ndeshjen kthyese ndaj Francës e zhvillon më 4 shkurt në Poitiers, ndërsa kundër kombëtareve tjera të grupit, do të luajë në muajin prill.
Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një humbje (kundër Gjeorgjisë) dhe një fitore (kundër Bullgarisë).