Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, i cili ra në altarin e lirisë 28 vite më parë, bashkë me Hakifi Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Krasniqi, në një postim në Facebook, shkruan se këta luftëtarë të UÇK-së, u bënë burim frymëzimi për brezat pasues në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi.
“I përjetshëm është kujtimi për tre luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë burim frymëzimi për brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Lavdi veprës dhe sakrificës emblematike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!”, shkruan Krasniqi në Facebook.