Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për marrëdhëniet gjithnjë e në ngritje mes Kosovës dhe Jordanisë.

“Ai e njoftoi ambasadorin për arritjet e vendit tonë në zhvillimin ekonomik, rishpërndarjen e rritjes ekonomike drejt qytetarëve, krahas shumë të arriturave të tjera, që kanë ardhur përkundër sfidave të sigurisë që i kemi pasur nga fqinji ynë verior përfshirë sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Në vijim, kryeministri e njoftoi gjithashtu ambasadorin edhe për vendimin e sotëm të qeverisë, ku në mbledhjen e 247-të ndamë gjysmë milioni euro për ta ndihmuar popullin palestinez në Gaza.