Sot do mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovë, ku në rend dite janë disa pika.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Propozim vendimit për aprovimin e Listës së Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik (MFPT), shqyrtimi i Draftit të Planit Kombëtar për Zhvillim për vitet 2025-2027 (ZKM), shqyrtimi i Propozim vendimit për aprovimin e ndryshimeve në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për t’i përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak (MFPT).
Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarje të mjeteve buxhetore, për realizimin e “Projektit për Teknologji të Numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve” (MFPT), shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndihmat humanitare në Gaza (MFPT), shqyrtimi i Propozim vendimit për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MEPT), shqyrtimi i Propozim vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë Zahaq, Segmenti Dollc Ramun (MMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt” (MMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R 118 Mushtisht Shtërpcë (AMPHI), shqyrtimi i Propozim vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI Lipjan (MMPH), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim (MSh).
Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë (MMPHI), shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI-Lipjan (MMPHI), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim (MSh), shqyrtimi i Kërkesës për pagesë të tridhjetë (30) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi (MSh), shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (MM) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënim të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë (ZKM).