Mustafa ka thënë se me qeverisjen e LDK-së, Kosovën e presin investimet, projektet kapitale e mësimi tërë ditor.

“Po shkojmë drejt ditëve të fundit mendoni se si doni të duket pas 4 vitesh Kosova, e izoluar nga bota, e varfër apo me ikjen e fëmijëve tuaj jashtë vendit. Apo dëshironi një të ardhme me Lumir Abdixhikun ku Kosova mund të zhvillohet me investime të larta, mësim tërë ditor në shkolla, e projekte kapitale që zgjidhin sfidat tuaja, me udhëheqës që kujdesen për ju”, tha ai.