“Me respekt dhe krenari e kujtojmë heroin Zahir Pajaziti, vizionarin e luftës çlirimtare, i cili bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, me guxim dhe vendosmëri, krahas edhe shumë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, hapën rrugën drejt çlirimit të Kosovës, duke u bërë simbole të sakrificës dhe përkushtimit për atdheun”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shkruar se liria për të cilën ata dhanë jetën ata, duhet të mbrohet me angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

“Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të mos e harrojmë idealin e tyre. Liria për të cilën ata dhanë jetën duhet të mbrohet jo vetëm me kujtimin për ta dhe heronjtë e tjerë të UÇK-së, por me punën, angazhimin dhe përkushtimin ndaj Kosovës, të cilën e ëndërruan dhe për të cilën ranë ata.Lavdi e përjetshme heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe të gjithë dëshmorëve të kombit tonë!”, ka shkruar  tutje Osmani.