By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria ndau gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria ndau gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza
Lajme

Qeveria ndau gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza

Kosova Times
Last updated: 2025/01/31 at 12:04 PM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për mbështetjen e popullit palestinez në Gaza. Vendimi është marr sot në mbledhjen e 247-të të ekzekutivit kosovar.

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se mirëpresin marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gaza. Tutje, në këtë mbledhje Kurti theksoi se gjatë mandatit të qeverisjes së tij, janë mbështetur shëndetësia, ushtria e fusha tjera.

Me këtë rast, kryeministri njoftoi se një pjesë e hapësirë në Batllavë do t’i jepet për shfrytëzim ushtrisë për ngritjen e kapaciteteve operacionale.

“Po shkojmë drejt fundit të mandatit tonë të parë qeverisës. Janë 319 projektligje të miratuara në këto vjet. Në këtë mandat, shëndetësia, veçanërisht mjekët kanë qenë në fokus. Kemi nevojë për shëndetësi që është në shërbim të qytetarit dhe mjekë që punojnë. Ndërsa, për Luginën nuk mjafton vetëm rritje e buxhetit, por po kujdesemi që profesione të ndryshme t’i përkrahim sipas nevojës, andaj po vazhdojmë mbështetjen për 30 specializantë që vinë nga vendet e rajonit. Ushtrinë tonë po e rrisim dhe po e forcojmë. Në ditën e rënies së heroit Zahir Pajazitit, do të japim në shfrytëzim të hapësirën në Batllavë për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë tonë”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se gjithsej 319 projektligje janë të miratuara në këto katër vite të qeverisjes.

“Në këtë mandat shëndetësia e veçanërisht mjekët si profesion fisnik, kanë qenë në fokus të politikave tona. Kemi nevojë për shëndetësi që është në shërbim të qytetarit e mjekë që punojnë me devotshmëri dhe përkushtim. Përkrahjen tonë të parezervë po e vijojmë me shqyrtimin e kërkesës për pagesë të 224 specializantëve me vetëfinancim, në vlerë prej 2.3 milionë euro, për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor të këtij viti. E mjekë tanë janë edhe bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Për Luginën nuk mjafton vetëm rritje e buxhetit me nga 1 milion euro vit pas viti, por po përkujdesemi që kategori e profesione të ndryshme t’i përkrahim sipas mundësive e krahas edhe nevojës. Andaj po e vazhdojmë mbështetjen edhe për 30 specializantë që vijnë nga vendet e rajonit, në vlerë prej 316 mijë euro, duke përfshirë pra specializantët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, tha ai.

Duke shtuar se ushtria po rritet dhe forcohet. “Më shumë dinjitet, më shumë kushte, më shumë buxhet e më shumë armatim po i shtohet Forcës së Sigurisë së Kosovës. E në ditën e ditëlindjes së heroit tonë, Zahir Pajaziti, pra me 1 nëntor të vitit të kaluar e kemi bërë pranim-dorëzimin e aeroportit të Dumoshit, ndërkaq sot në datën e rënies së Zahir Pajazitit do të marrim vendim për dhënien në shfrytëzim për ushtrinë të hapësirës në Batllavë. Për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vetë Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të shfrytëzojmë pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, përkatësisht pronës shoqërore në Batllavë në sipërfaqe prej 100 hektarësh, e cila do të vihet në shfrytëzim për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë sonë”, tha ai.

You Might Also Like

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro

Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan

Tahiri: Takimi Trump–Putin, Kosova dhe Krimeja tema gjeopolitike

Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmePolitikë

Marrëveshja në fokus, Blinken tregon përmbajtjen e bisedave telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin

Kosova Times Kosova Times October 12, 2022
Më shumë se 800 milionë pemë janë prerë në Brazil për ferma
Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri
Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
BE do të konfiskojë 3 miliardë euro fonde të ngrira të oligarkëve dhe kompanive ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?