Ai tha se do realizojë projekte të rëndësishme në shumë fusha, ndërsa do t’u ndihmojë kategorive të ndryshme shoqërore.

“Po shihet shumë qartë edhe këtu më Viti, në shtëpinë e kamotshme, besnike të LDK se ndryshimi tashmë është afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh i tubimit tonë. Vitia vazhdon që të ketë forcë e madhe e LDK-së. LDK-ja është ngritur përfundimisht në këmbë dhe me 9 shkurt shënon fitoren e madhe historike të rikthimit masiv. Programi i LDK prej themelimit e deri më sot është program i popullit të Kosovës, ka buruar nga populli i Kosovës dhe i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës”, ka thënë ai. Abdixhiku deklaroi se ka ardhur koha për t’ua dhënë qytetarëve programin model të zhvillimit.

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se programi i LDK-së është program zhvillimor.