Sot më 1 shkurt mbushen 35 vjet nga rënia heroike e dy dëshmorëve të lirisë, Ylfete Humolli dhe Fadil Talla gjatë demonstratave të 1 shkurtit 1990. Për nder të rënies së tyre, Komuna e Podujevës organizoi homazhe.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka vlerësuar lartë veprën e tyre. Ai tha se rënia e Ylfetes ishte lajmëtare e parë e lirisë së kosovës dhe respekti ndaj dëshmorëve të lirisë së vonuar është nder për të gjithë.
Në këtë ditë janë bërë homazhe te lapidari i Ylfete Humollit në Lupç të Poshtëm, ndërsa do të bëhen homazhe edhe “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve” në Penuhë pranë varrit të Fadil Talles.