Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve.
Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale veprime përgatitore për vrasjen e rëndë, detyrim, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe zjarrvënie.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate.
Gjykata konsideron se pesha e veprave penale është e natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë.