By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Referendumi” nuk kalon!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Referendumi” nuk kalon!
Opinion

“Referendumi” nuk kalon!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/01 at 10:58 AM
Kosova Times Published February 1, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

U deshtë që ta presim fundin e mandatit politik të Albin Kurtit, për t’na treguar se edhe ai e do dhe njeh Pavarësinë e Kosovës, që i njeh simbolet e shtetit që e drejton! Ky është një evoluim pozitiv i kryeministrit të vendit tonë.

LVV-ja fituese po, por jo me 500 mijë vota

Të gjithë jemi dëshmitar që Albin Kurti si opozitar, jo vetëm që nuk i njohu simbolet e shtetit, me perbuzje e injoronte himnin e shtetit dhe tallej me flamurin “lara-lara” të Kosovës dhe jo vetëm kaq, iu vuri flakën institucioneve të shtetit në kundërshtim të dialogut të pabarabartë me Serbinë!

Si do që të jetë, ky është një evoluim pozitiv i Albin Kurtit, për shkak se deri më tani kishte ndodhur një precedent i paparë dhe padëgjuar, që në krye të shtetit të qëndroj një person që nuk i njeh simbolet e shtetit që drejton!

Kryeministri aktual në javën e fundit të fushatës zgjedhore, duke e nuhatur mirë rënjen e besueshmërisë në elektorat dhe ngritjen njëkohësisht të partive opozitare, ka filluar t’i bëjë thirrje popullit për “Referendum” për kinse konfiskimin e pasurisë së paligjshme të “peshqve të mëdhenj”, të cilët nuk ishte në gjendje as t’i tremb e lërë më t’i arrestoj në mandatin e parë katërvjeçar!

Kurti e di mirë se pa ndodhur arrestimi nuk ka si të bëhet dënimi, kurse pa u dënuar për pasurim të paligjshëm nuk ka mundësi të ekzekutohet konfiskimi i pasurisë së pa ligjshme të askujt në Republikën e Kosovës dhe askund në botë!

Pra, e gjithë kjo është vetëm lojë më fjalë e Albin Kurtit dhe jo përpjekje serioze e cila mund ta bind dikë në Kosovë pa i realizuar ato që kishte premtuar në qeverisjen e parë katër vjeçare.

Ditë më parë e kam dhënë parashikimin tim për renditjen e partive politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe po e përsërisë prapë, LVV-G-A do të jenë të parët, por jo fitues absolut me “Referendum” siq po pretendon Albin Kurti dhe mbështetësit e tij.

LVV-ja fituese po, por jo me 500 mijë vota dhe as në qeverisje të vendit pa koalicion me njërën nga partitë opozitare.

Pra, Albin Kurti nuk mund ta shaloj Atin në qeverisjen e vendit vetëm me G+A, pasi i duhet një koalicion pak më i gjerë, në të kundërtën, nëse partitë opozitare e refuzojnë për bashkëpunim, atëherë pas skadimit të afatit ligjor, të drejtën për formimin e qeverisë e merr partia e dytë me aleatët e saj.

Pa e zgjatur më shumë, kësaj radhe “Referendumi” i Albin Kurtit nuk kalon sikurse që nuk kalojnë as parashikimet e tij për vazhdimësinë e pushtetit pa vështirësi të mëdha. Prandaj, është mirë që Albin Kurti të qëndroj me këmbë në tokë, e mos të zhytet në iluzione për përsëritjen e vitit 2021, ngase ai vit nuk kthehet më për shqiptarët!

You Might Also Like

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kamberi reagon ashpër: Demo Berisha nuk i përfaqëson shqiptarët

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Ambasada ruse paralajmëron SHBA-në të mos dërgojnë sisteme Patriot në Ukrainë
Kurti: Reduktuam praninë e policisë për 25%, tash po i hapim rrugë zgjedhjeve në veri
KOMF: Mos i shfrytëzoni fëmijët në fushatë zgjedhore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?